Shkup, 14.4.2026 – Këshilli i Agjencisë në seancën e 14-të mbajtur më 9.4.2026, miratoi Aktvendim për ndalim të procedurës për heqjen e lejes për transmetim televiziv të ShTR Televizija Plus ShPK Kumanovë, pasi që transmetuesi plotësisht ka përmbushur detyrimin për pagesën e kompensimit vjetor të lejes.
Këshilli gjithashtu dha miratim për zbatimin e procedurës për furnizim publik të shërbimit – organizimin e takimit të 65-të EPRA. Procedura është parashikuar në Planin vjetor për furnizime publike për vitin 2026, ndërsa mjetet janë siguruar në Planin Financiar të Agjencisë.