Kronikë nga seanca e 15-të

Shkup, 27.4.2026 – Në seancën e 15-të të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, u miratua Vendim për dhënien e lejes për transmetim televiziv të shërbimit programor me format të përgjithshëm kryesisht argëtues në gjuhën maqedone, në nivel lokal në zonat e komunës Prilep, Dollneni dhe Krivogashtani, personit fizik Petar Georgievski nga Prilepi. Shërbimi programor do të transmetohet nëpërmjet rrjetit publik të komunikimit elektronik që nuk shfrytëzon resurs të kufizuar ndërsa leja ndahet për periudhë prej nëntë vitesh.

Këshilli miratoi Vendim me të cilin anulon Vendimin që lejon ndryshim në strukturën pronësore të Radio Vat ShPK Shkup, për shkak se ndryshimi nuk është zbatuar në afatin e parashikuar ligjor prej 90 ditësh.

Duke vendosur pas Kërkesës për pëlqim për ndryshim, Këshilli i Agjencisë miratoi Vendimi i cili jep pëlqim për ndryshim të konceptit programor të  Radio Rosa-АB ShPKNjP Shkup, me të cilën ndryshohet struktura e muzikës  – në vend 100% të muzikës popullore maqedonase, do të transmetohet 90% zhanre të ndryshme të muzikës agëtuese dhe 10% muzikë popullore, si dhe ndryshim në strukturën gjuhësore, përkatësisht 87% në gjuhën angleze, 8% në gjuhën maqedone dhe 5% në gjuhë të tjera.

Pas kryerjes së mbikëqyrjeve programore dhe administrative, Këshilli i Agjencisë, ShTR Kompani 21-М ShPKNjP Shkup i shqiptoi tre masa paralajmërim publik: për shkak të transmetimit të filameve të shënuar si 12+ në termin të papërshtatshëm (në kundërshtim me dispozitat për mbrojtjen e të miturve), për shkak të reklamimit të fshehtë në emisionin „Pastel“ duke promovuar prodhime të „Zegin“, si dhe për mospublikim të të dhënave të detyrueshme të përmbajtjes programore.

Në pjesën e mbikëqyrjeve administrative, paralajmërim publik u shqiptuan dhe për botuesit e mediave online „Nistori“, „Skopje Info“ dhe „Nacional“, për shkak të mospërmbushjes në tërësi të detyrimeve për publikim impresium, përkatësisht për të dhënat e detyrueshme për botuesin, personin përgjegjës dhe redaksinë.

Këshilli dha miratim për sigurimin e mjeteve për qasje në të dhënat e Qendrës së shpërndarjes së internetit të Regjistrit qendror, si dhe për shumë furnizime publike, ndër të tjera mirëmbajtja e softuerit të sistemit për monitorim të shërbimeve televizive dhe radio dhe mbikëqyrje të operatorëve të rrjeteve publike të komunikimeve elektronike, mirëmbajtja e  higjienës në hapësirat e punës, si dhe për shërbime artizanale për mirëmbajtje të vazhdueshme të objektit. Këto aktivitete janë në funksion të zbatimit  papengesa të kompetencave ligjore të Agjencisë.



Accessibility

Accessibility