Shkup, 5.5.2026 – Në seancën e 16-të Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, shqyrtoi Raportet tremujore të punës së Agjencisë për periudhën nga 1 janar deri më 31 mars 2026.
Pas shqyrtimit të raportit të mbikëqyrjes së rregullt programore, Këshilli i AShMA-së shqiptoi masë paralajmërim publik ndaj Shoqërisë për tregti dhe shërbime Total TV ShPK Shkup, për shkelje të nenit 141, paragrafi (13) të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele. Nga mbikëqyrja u konstatua se operatori më 27 prill 2026, ka ritransmetuar shërbime programore („ТV Аlfa“, „Happy TV“, „Animal Planet“ dhe „Travel“) që nuk janë përfshirë në çertifikatën për regjistrim të dhënë nga Agjencia.
Plotësuese, është dhënë miratim për zbatimin e procedurës për furnizim publik të hardver (pajisjes) për monitorim të reklamave politike me pagesë.