Shkup, 13.5.2026 – Në seancën e 17-të mbajtur më 12 мај 2026, Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, miratoj Draft-vendimin për përcaktimin e listës së ngjarjeve me rëndësi të veçantë për publikun në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Draft-vendimi do të publikohet në ueb-faqen e Agjencisë, me qëllim të realizimit të debatit publik në kohëzgjatje prej 30 ditësh dhe tu mundëson të gjitha palëve të interesuara të shprehin mendimet, qëndrimet dhe propozimet e tyre.
Në seancë u miratua dhe Vendim për vazhdimin e lejes për transmetim në radio të ShTR Radio Pela ShPKNjP fsh.Malo Konjari, Prilep, për periudhë prej nëntë vitesh, përkatësisht nga 15.5.2026 deri më 14.5.2035.
Pas zbatimit të mbikëqyrjeve të jashtëzakonshme programore, Këshilli shqiptoi masë paralajmërim publik ndaj NPR Makedonskata radiotelevizija – RTM1 dhe RTM5, për përdorimin e komunikimeve komerciale audiovizuele „plasim të produkteve“ në programin për fëmijë „Muziçka fabrika“(Fabrika muzikore), që nuk lejohet në pajtim me Ligjin për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele. Të dy shërbimet programore urdhërohen në afat prej 20 ditësh të harmonizojnë punën e tyre me dispozitat ligjore, pas së cilës do të kryhet mbikëqyrje kontrolli.
Këshilli e pranoi dhe Informacionin për mospërmbushje të detyrimeve kontraktuese nga NPR SBGMP „13 Noemvri“ Shkup, parashikuar në Kontratën për donacion dha miratim që drejtori i Agjencisë të nënshkruajë Marrëveshje për ndërprerje të kontratës për donacion lidhur ndërmjet AShMA-së dhe institucionit publik shëndetësor.
Plotësuese, Këshilli dha miratim për zbatimin e procedurave për furnizime publike për shërbimet dezinfektim dhe spërkatje të insekteve në hapësirat e punës të Agjencisë, dhe mirëmbajtjen e ueb-faqeve të Agjencisë. Mjetet për këto furnizime janë siguruar me Planin Financiar të Agjencisë për vitin 2026 dhe janë parashikuar në Planin vjetor për furnizime publike për vitin 2026.