Shkup, 20.05.2026 – Për shkak të mospagesës së kompensimit vjetor të lejes për transmetim televiziv, në kundërshtim të nenit 80, paragrafi (5) të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, Këshilli i Agjencisë ka inicuar procedurë për heqjen e lejes për transmetim televiziv të ShTR TV Shenja ShPKNjP Shkup.
Pas kryerjes së mbikëqyrjes së rregullt administrative mbi punën e ShTR 24 VESTI SHPKNjP Shtip dhe ShTR TELEVIZIONI PLUS ShPK Kumanovë, Këshilli i Agjencisë për dy transmetuesit, shqiptoi masë paralajmërim publik për shkak të shkeljes së nenit 15, paragrafi (1) nga Ligji i Mediave.