Kronikë nga seanca e 21-të

Shkup, 13.04.2018 – Në seancën e sotme, Këshilli i Agjencisë shqyrtoi Raportet tremujore mbi punën e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për periudhën nga 01.01 deri 31.03.2018.

Nisur nga fakti se dokumentacioni i mbledhur nuk sigurojë prova materiale përkatëse se ekziston një qëndrim i paligjshëm mediatik Këshilli i Agjencisë mori vendim për ndalimin e procedurës për përcaktimin e ekzistencës së një media të paligjshme, sipas detyrës zyrtare, tek TRD 24 Vesti SHPKPV Shtip.

Këshilli i Agjencisë ka pranuar dhe Informacionin për pagesën e anëtarësimit vjetor në Platformën Evropiane të organeve rregullatore – ЕPRA për vitin 2018.

Me qëllim të inicimit të procedurave për prokurim publik që janë në përputhje me Planin vjetor për prokurim publik për vitin 2018 të Agjencisë, Këshilli dha miratim Drejtorit të Agjencisë për të kryer procedurën për prokurim publik të shërbimit –mirëmbajtjen e modulit shtesë i zgjidhjes ekzistuese aplikative „Sistemi për regjistrin elektronik të rrjeteve të komunikimit publik“.

 



Accessibility

Accessibility