Kronikë nga seanca e 21-të

image_pdfimage_print

Shkup, 27.05.2022 –Në seancën e sotme Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim për refuzim të Kërkesës nga SHTR 24 LAJME Shtip, për shkak se Studimi i përgatitur për këtë qëllim ka konstatuar se nuk ka arsyetim për shpallje të konkursit publik për dhënien e lejes për transmetim televiziv të shërbimit programor me format të përgjithshëm argëtues, kryesisht format të përgjithshëm informativ dhe format të përgjithshëm në të cilën llojet e programeve të paraqitura i realizojnë të tre funksionet mediatike.

Bazuar në konstatimet nga mbikëqyrja e kryer programore dhe mbikëqyrja administrative, Këshilli i Agjencisë inicoi procedurë kundërvajtje ndaj SHTR TV GURRA SHPKNJP Kërçov për shkelje të nenit 92 paragrafi 1 dhe nenit 51 paragrafi 1 nga LSHMAAV. Shkeljet referohen për mostransmetim të të paktën 30% e programit të prodhuar burimor fillimisht si vepra maqedonase audiovizuele dhe për mosdhënie të informacionit që duhet të jenë të disponueshme për shfrytëzuesin.

Këshilli i Agjencisë shqiptoi dhe masë vërejtje publike ndaj SHPTSH ANTENA AC KTV SHPKNJP Kërçov për shkelje të nenit 141 nga LSHMAAV, ritransmetim të shërbimeve programore të paregjistruara „Russia Today Documentary”.

Me qëllim të fillimit të procedurës e cila është në përputhje me Planin vjetor për furnizim publik për vitin 2022 të Agjencisë, Këshilli dha miratim drejtorit të Agjencisë për zbatim të procedurës për furnizim publik të shërbimit- Licencë për pajisje për sigurinë e rrjetit kompjuterik (Firewall).



Accessibility

Accessibility