Shkup, 10.6.2026 – Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele miratoi Vendim për refuzim të Kërkesës për shpalljen e konkursit publik për dhënien e lejes për transmetim televiziv në nivel shtetëror nëpërmjet multipleksi digjital tokësor. Vendimi u miratua në bazë të konstatimeve nga Studimi për përcaktimin e arsyeshmëris për shpalljen e konkursit publik për dhënien e lejes për transmetim televiziv në nivel shtetëror nëpërmjet multipleksi digjital tokësor, me të cilin u përcaktua se nuk ekziston arsyeshmëri për dhënien e lejes së re për shërbim programor televiziv me format të përgjithshëm në nivel shtetëror nëpërmjet multipleksi digjital tokësor.
Këshilli, gjithashtu miratoi Vendim i cili lejon ndryshim në strukturës pronësore të Shoqërisë Tregtare Radiodifuzive JON RADIO ShPK Strugë, pasi u konstatua se ndryshimi i propozuar nuk krijon përqendrim të palejuar mediatik në përputhje me Ligjin për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.
Në drejtim të zbatimit të Planit për furnizime publike të Agjencisë për vitin 2026, Këshilli dha miratim për zbatimin e dy procedurave për furnizim publik, shërbime të byros për përkthim, si dhe për furnizimin me pije dhe nevojave të kuzhinës.
Këshilli dha pëlqimin që drejtori i Agjencisë të nënshkruajë Aneks (shtojcën) nr. 1 të Kontratës për dhënien e ndihmës financiare – donacion, të datës 11.2.2025, lidhur ndërmjet Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe Institucionit të Shëndetit Publik – Spital i Specializuar për Мjekësi Geriatrike dhe Paliative „13 Nëntori“ – Shkup.
Në seancë u miratua dhe Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për mënyrën e shfrytëzimit, menazhimit dhe mirëmbajtjen e automjeteve zyrtare të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.