Shkup, 19.6.2026 – Në seancën e 23-të Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, shqiptoi masë paralajmërim publik ndaj operatorit Fivenet ShPK Shkup, pasi nga mbikëqyrja e rregullt programore u përcaktua se për shfrytëzuesit e tij ka ritransmetuar shërbime programore i cili nuk mbulohet me çertifikatë për regjistrimin e shërbimeve programore të dhënë nga Agjencia. Operatori është urdhëruar që menjëherë të harmonizojë veprimtarinë e tij me dispozitat ligjore.
Masë paralajmërim publik është shqiptuar dhe ndaj Televizionit Plus ShPK Kumanovë, sepse në afatin e përcaktuar ligjor nuk ka paraqitur raport vjetor mbi zbatimin e detyrimeve të përcaktuara në lejen për transmetim televiziv, si dhe informacionin në lidhje me mjetet teknike përmes të cilave transmeton shërbimin programor. Transmetuesi detyrohet që në afat prej 45 ditësh të harmonizojë veprimtarinë e tij me Ligjin për Mediume.
Këshilli shqyrtoi dhe Informacionin në lidhje me deklaratën e botuesit të medias online „Nova Makedonija“ pas mbikëqyrjes së kryer administrative dhe konkludoi se nuk ka bazë të mjaftueshme për shqiptimin e masës paralajmërim publik ndaj botuesit Repro Print ShPKNjP eksport-import Shkup.
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për përcaktimin e listës së ngjarjeve me rëndësi të madhe për publikun e Republikës së Maqedonisë së Veriut është pezulluar për vazhdimin e parë të seancës së 23-të.