Kronikë nga seanca e 24-ët

Shkup, 8.7.2026 – Në seancën e 24-ët, Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim për uljen e Planit Financiar të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele për vitin 2026.

Këshilli i Agjencisë shqiptoi masë paralajmërim publik ndaj  ShTR Televizioni  Makpetrol ShPKNjP Shkup për  shkelje të nenit 98, paragrafi (2) të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe neni 14, paragrafi (4) të Rregullores për teknikat e reja të reklamimit, sepse në dy emisione transmetoi reklama pop-ap në ekran të  ndarë duke mos respektuar intervalin minimal  të përcaktuar me ligj prej 15 minutash midis dy reklamave. Transmetuesi është i detyruar që në afat prej 10 ditësh të harmonizon punën e tij me dispozitat ligjore.

Masë paralajmërim publik është shqiptuar dhe ndaj ShTR Alsat-М ShPK Shkup, për shkelje të nenit 54, paragrafi (1) të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, sepse në emisionin e sponsorizuar është kryer rekomandim i veçantë  promovues i produkteve  të sponsorit të emisionit.  Transmetuesi  u urdhërua që në afat prej 20 ditësht të harmonizon punën e tij me dispozitat ligjore.

Këshilli i Agjencisë miratoi që drejtori i Agjencisë  të marrë vendim për  pagesë njëherëshe të ndihmës financiare për trajtimin mjekësor të një punonjësi.



Accessibility

Accessibility