Kronikë nga seanca e 25-të

Shkup, 9.7.2026 – Këshilli i Agjencisë miratoi Aktvendim për refuzimin e Njoftimit për ndryshim dhe plotësim të strukturës pronësore të ShTR 24 Vesti ShPKNjP Shtip, për shkak se njoftimi i dorëzuar  është i papoltotë dhe i paqartë, përkatësisht nuk përmban të dhëna të sakta, të plota dhe të harmonizuara reciprokisht nga regjistrat kompetent publikë, të domosdoshëm për vendimmarrje të mëtejshme.

Gjithashtu u refuzua dhe kërkesa për shpalljen e  konkursit publik për dhënien e lejes për transmetim në radio në nivel lokal në zonën e komunës së Kavadarit, sepse nga studimi i përgatitur  u përcaktua se nuk ekziston arsyetim për shpalljen e konkursit publik.

Njëkohësisht, Këshilli  dha miratim për ndryshim dhe plotësim të Planit Financiar për furnizime publike për vitin 2026 (Tekst i pastruar).

Drejtorit të Agjencisë i është dhënë pëlqim për miratim të Vendimit për shlyerjen e borxhit të ShTR Radio Uskana-Plus eksport-import ShPKNjP Kërçovë, për shkak se  shoqëria  është fshirë nga Regjistri Qendror dhe nuk ekziston mundësi për  arkëtim(pagesë) të kërkesë.

Në séancë gjithashtu është dhënë miratim dhe për zbatimin e procedurës për furnizim publik të licencave për firewall, të parashikuar në Planin Vjetor për furnizime publike për vitin 2026, ndërsa mjetet për realizim janë siguruar  nga Plani Financiar i Agjencisë për vitin 2026.

 



Accessibility

Accessibility