Shkup, 16.7.2026 – Këshilli i Agjencisë miratoi Aktvendim për fshirjen nga Regjistri i radiodifuzerëve të Shoqërisë për veprimtari radiodifuzive Eko Radio ShPKNjP Probishtip.
Pas shqyrtimit të Raportit me shkrim mbi mbikëqyrjen e kryer të rregullt administrative, Këshilli i shqiptoi masë paralajmërim publik Ndërmarrjes publike radiodifuzive Radiotelevizioni i Maqedonisë – Televizioni i Maqedonisë – Shërbim i tretë programor (RTM3), për shkak të shkeljes së nenit 14 të Ligjit për Media. Transmetuesi urdhërohet që në afat prej 20 ditësh të harmonizojë punën e tij me dispozitat e Ligjit për Media.
Në seancë është dhënë miratim për zbatimin e procedurës për furnizim publik të shërbimit për mirëmbajtje parandaluese dhe adaptive të sistemit për menazhim automatik të dokumenteve. Procedura është parashikuar në Planin Vjetor për furnizime publike për vitin 2026, ndërsa mjetet sigurohen nga Plani Financiar i Agjencisë për vitin 2026, përkatësisht do të sigurohen shtesë me Planin Financiar për vitit 2027. Këshilli gjithashtu miratoi Vendim për pagesën regres për pushim vjetor për vitin 2026.