Kronikë nga seanca e 27-të

Shkup, 28.07.2026 – Në seancën e 27-të, Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele miratoi Vendim për vazhdimin e lejes për transmetim televiziv të ShTR Televizioni Makpetrol ShPKNjP Shkup për periudhë prej nëntë vitesh si dhe Aktvendim për fshirjen nga regjistri i radiodifuzerëve të Shoqërisë me veprimtari radiodifuzive Protel ShPKNjP Probishtip.

Këshilli shqyrtoi dhe raportet tremujore mbi punën e Agjencisë për periudhën nga data 1 prill deri më 30 qershor 2026. Njëkohësisht, miratoi konkluzione për vazhdimin e afatit për të vendosur sipas kërkesës për ndryshim të strukturës pronësore të Shoqërisë radiodifuzive Nasha TV ShPKNjP Shkup dhe ShTR RFM ShPKNjP Shkup për 30 ditë shtesë, në pajtim me Ligjin për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.

Pas shqyrtimit të Raportit me shkrim për mbikëqyrjen e kryer të rregullt programore, mbi operatorin e rrjetit kabllor të Shoqërisë Tregtare Radiodifuzive Viva Net ShPKNjP Berovë, iu shqiptua masë paralajmërim publik për shkelje të nenit 141, paragrafi (13) nga Ligji për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, për shkak se ka ritransmetuar shërbim programor që nuk mbulohet nga çertifikata për regjistrimin e shërbimeve programore të dhënë nga Agjencia. Operatori është urdhëruar që menjëherë të harmonizojë veprimtarinë me dispozitat ligjore.

Këshilli dha miratim për sigurimin e mjeteve për rinovim të katër qasjeve përdoruese në bazën e të dhënave elektronike të dispozitave në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut“, si dhe për furnizimin e shërbimit për mirëmbajtjen e aparteve të kafes në Agjencion.

Gjithashtu, është dhënë miratim për zbatimin e procedurave për furnizime publike, hulumtim dhe analizë të çështjeve gjinore dhe mënyrës së prezantimit dhe përfaqësimit të grave dhe burrave në programet e transmetuesve, si dhe për furnizimin me çertifikata digjitale, në pajtim me Planin Vjetor për furnizime publike të Agjencisë për vitin 2026.



Accessibility

Accessibility