Shkup, 25 gusht 2026 – Këshilli i Agjencisë së Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele miratoi Vendim me të cilin miraton ndryshimin e strukturës pronësore të ShTR Radio Antena 5 Petrov, Јanevski dhe Gushev ShPk Shkup. Pas verifikimit të kryer të të dhënave në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedoniës së Veriut, Këshilli konstatoi se ndryshimi i propozuar nuk krijon përqëndrim të paautorizuar mediatik, përkatësisht se nuk është në kundërshtim me ndalesat e përcaktuara në nenet 34, 35, paragrafi (2) dhe 38 të Ligjit të Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele.
Pas shqyrtimit të Raportit me shkrim mbi mbikëqyrjen e kryer të jashtëzakonshme administrative, Këshilli ka shqiptuar masë paralajmërim publik ndaj Shoqëris Tregtare me veprimtari botuese të gazetave, tregti, prodhim dhe shërbime Kapital Media Group ShPK eksport-import Shkup. Masa u shqiptua për shkak të shkeljes së nenit 14, paragrafi (1) të Ligjit të Mediave, përkatësisht për shkak të mospublikimit të të dhënave që botuesi është i detyruar t’i publikojë si: adresën e selisë së botuesit të medias, adresën e shtypshkronjës dhe datën e botimit ose ribotimit.
Këshilli, gjithashtu dha miratim për ndryshimin e Planit Vjetor për furnizime publike për vitin 2026, duke fshirë një procedurë për furnizim publik për shkak të mosekzistimit të nevojës reale për furnizimin e mallit të parashikuar në sasinë e planifikuar. Me këtë ndryshim, Plani Vjetor për furnizime publike për vitin 2026 është në përputhje me nevojat reale dhe aktivitetet e planifikuara të Agjencisë.