Shkup 27.10.2026 – Këshilli i Agjencisë në seancën e 35-të të mbajtur më 21.10.2026, në bazë të Raportit nga monitorimi i kryer i prezantimit mediatik zgjedhor, konkludoi të inicoi procedurë kundërvajtëse pranë gjykatës kompetente kundër RTM1, për shkelje të nenit 76-b, paragrafi (3), në lidhje me nenin 69-a, paragrafi (2) të Kodit Zgjedhor.
Nga monitorimi u konstatua se më datë 17 dhe 18 tetor 2026, RTM1 transmetoi dy emisione reprizë dhe një emision premiere në të cilin u zhvilluan intervista me bartës të funksioneve publike.