Kronikë nga seanca e 36-të

Shkup, 27.10.2026 – Këshilli i Agjencisë së Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele në seancën e sotme të 36-të miratoi vendime për vazhdimin e  lejeve për transmetim në radio për Radio Antena 5 ShPK Shkup, Radio Kanal 77 Shtip, Radio Koçan FM ShPK Koçan, Мapedito-radio MEFF ShPKNjP Prilep dhe Radio Fortuna Violeta ShPKNjP Shkup, si dhe për vazhdimin e lejes për transmetim televiziv të  Shoqërisë Tregtare për Veprimtari Radiodifuzive Spektra, komuna Llabunishtë ShPKNjP. Lejet  vazhdohen për periudhë kohore prej 9 (nëntë) vitesh, nga 05.01.2027 deri më 04.01.2036.

Në pjesën e mbikëqyrjes programore dhe administrative, ShTR TV Due Nazmi ShPKNjP Gostivar, iu shqiptuan dy masa paralajmërim publik. Pas mbikëqyrjes së kryer programore, u konstatua se më 4 shtator 2026, shërbimi programor televiziv nuk ka përmbushur detyrimin për transmetim së paku 30% program të krijuar burimor si vepra audiovizuele maqedone,  duke shkelur nenin 92, paragrafi (1) të Ligjit të Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele. Pas mbikëqyrjes së kryer administrative, po të  njëjtën ditë u konstatua se në pjesë të programeve të transmetuara nuk  ishin publikuar  të dhënat për impresium në vendin përkatës për çdo përmbajtje programore, që paraqet shkelje të nenit 14 të Ligjit për Media. Televizioni urdhërohet në afat prej 20 ditësh nga pranimi i aktvendimeve përkatëse të harmonizojë punën e tij me dispozitat ligjore. Pas skadimit të afateve, Agjencia do të kryejë mbikëqyrje kontrolli për të konstatuar nëse është vepruar sipas masave të shqiptuara.



Accessibility

Accessibility