Shkup, 03.11.2026 – Këshilli i Agjencisë së Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele, pasi shqyrtoi Raportin për mbikëqyrjen e kryer mbi prezantimin madiatik zgjedhor në shërbimin e dytë programor të Televizionit të Maqedonisë (RTM2), konstatoi shkelje të Kodit Zgjedhor gjatë heshtjes zgjedhore në rrethin e dytë të votimit në zgjedhjet e parakohshme për kryetar të komunës së Bërvenicës, prandaj ka vendosur të inicoi procedure kundërvajtëse pranë gjykatës kompetente.
Këshilli gjithashtu miratoi vendime për vazhdimin e lejeve për transmetim në radio të ShTR Metropolis radio ShPK Shkup, ShTR Modea ShPKNJP Sveti Nikollë, ShTR Radio Vat ShPK Shkup, ShTR Radio Kiss ShPKNJP Tetovë, ShTR Radio Red FM SHPKNJP Tetovë, ShTR Radio Rosa-АB ShPKNJP Shkup dhe ShTR Radio Tajm Pavle ShPKNjP Gjevgjeli, si dhe për vazhdimin e lejeve për transmetim televiziv të ShTR Alsat – М ShPK Shkup dhe ShTR TV Due Nazmi ShPKNjP Gostivar. Të gjitha lejet vazhdohen për periudhë kohore prej 9 (nëntë) vitesh, për periudhën nga 05.01.2027 deri më 04.01.2036.
Në kuadër të mbikëqyrjes programore të ShTR G-ТV Тelevizioni ShPKNjP Gostivar, i është shqiptuar masë paralajmërim publik për shkelje të nenit 92, paragrafët (1) dhe (3) të Ligjit të Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele. Nga mbikëqyrja u konstatua se më 4 shtator 2026, televizioni nuk transmetoi së paku 30 % program të krijuar burimor si vepra audiovizuele maqedonase, si dhe së paku gjysmën e minimumit ligjor të këtij programi në periudhën nga ora 7 deri në orën 19. Televizioni urdhërohet në afat prej 20 ditësh nga pranimi i aktvendimit të harmonizojë veprimtarinë e saj me detyrimet ligjore, dhe pas skadimit të afatit Agjencia do të kryejë mbikëqyrje kontrolli.
U miratua dhe Raport mbi transmetimin e reklamave politike me pagesë të programeve të transmetuesve gjatë fushatës zgjedhore për rrethin e parë të votimit në Zgjedhjet e Parakohshme për kryetar të komunës së Bervenicës, për periudhën nga 28 shtator deri më 16 tetor 2026. Raporti do t’i dorëzohet Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe do të publikohet në faqen e internetit të Agjencisë.
Në pjesën e furnizimeve publike, Këshilli dha miratim për zbatimin e procedurës për furnizim të shërbimit për mirëmbajtjen dhe servisimin e automjeteve zyrtare, të parashikur në Planin Financiar për furnizime publike për vitin 2026. Mjetet për furnizim janë siguruar nga Plani Financiar për vitin 2026, përkatësisht do të sigurohen shtesë nga Plani Financiar për vitin 2027.