Kronikë nga seanca e 38-të

Shkup, 12.11.2026 – Në seancën e 38-të, Këshilli i Agjencisë së Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele, miratoi vendime për vazhdimin e lejeve për transmetim televiziv të ShTR TV Kanal Festa ShPKNjP Kumanovë dhe ShTR Alfa TV ShPKNjP Shkup, si dhe për transmetim në radio të ShTR Radio Plus ShPKNjP Kavadar, ShTR Angels FM ShPKNjP Shtip, ShTR Goldi ShPKNjP Veles, ShTR Gallaksi-2002 ShPKNJP Kavadar, ShTR Bleta ShPKNjP Tetovë dhe Shoqërisë për Telekomunikacion dhe Radiodifuzion Plej Radio Strugë ShPKNjP. Të gjitha lejet i vazhdohen për periudhë kohore prej 9 (nëntë) vjetësh,  për periudhë nga 05.01.2026 deri më 04.01.2036.

Në kuadër të mbikëqyrjes programore dhe administrative, ndaj ShTR TV Gurra ShPKNjP Kërçovë u shqiptuan dy masa paralajmërim publik. Masa e parë për shkelje të nenit 92, paragrafët (1) dhe (3) të Ligjit të Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele, Sepse televizioni nuk transmetoi së paku 30 % program të krijuar burimor si vepra audiovizuele maqedonase, dhe së paku gjysmën e minimumit ligjor të këtij programi në periudhën nga ora 7 deri në ora 19. Masa e dytë për shkelje të nenit 51, paragrafi (1) nga Ligji i njëjtë, sepse shërbimi programor televiziv nuk ka ofruar informacionin që duhet  tu vihet në dispozicion  përdoruesve. Transmetuesi urdhërohet në afat prej 20 ditësh nga dita e pranimit të aktvendimit të harmonizojë  veprimtarinë e saj me dispozitat ligjore, dhe më pas Agjencia të kryejë mbikëqyrje kontrolli.

Në pjesën e punës financiare, Këshilli dha miratim që Drejtori i Agjencisë të miratojë Vendim – zhvlerësim nga regjistrat kontabël të detyrimeve të vjetra ndaj  kreditorëve dhe furnitorëve.Zhvlerësimi do të kryhet pas miratimit të Vendimit. Këshilli dha miratim për pagesën e ndihmës financiare – kompensim për vdekjen e anëtari të ngushtë të familjes për punonjës të Agjencisë. Mjetet për këtë destinim sigurohen nga Plani Financiar i Agjencisë për vitin 2026.



Accessibility

Accessibility