Kronikë nga seanca e 39-të

Shkup, 18.10.2026 – Në seancën e 39-të Këshilli i Agjencisë së Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele miratoi Draft-planin vjetor për kryerjen e  mbikëqyrjes administrative  për vitin 2027, Draft-planin vjetor për kryerjen e mbikëqyrjes programore për vitin 2027 dhe Draft-programin e punës së Agjencisë  për vitin 2027, me Draft-programin e aktiviteteve të planifikuara dhe Draft-planin financiar. Për të tre dokumentet do të hapet një debat publik në kohëzgjatje prej 30 ditësh, në kuadër të së cilës palët e interesuara do të  shperehin mendimet, pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre .

U miratua dhe Raporti për transmetimin e reklamave politike me pagesë të programeve të transmetuesve gjatë fushatës zgjedhore në rrethin e dytë të votimit për Zgjedhjet e parakohshme  për kryetar të komunës së Brvenicës, e cila përfundoi më  30 tetor 2026. Raporti do t’i dorëzohet Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe do të publikohet në faqen e internetit të Agjencisë.

Në pjesën e lejeve për transmetim, u miratuan vendime për vazhdimin e lejeve për transmetim në radio të ShTR Skaj Radio Teodor ShPKNjP Shkup, ShTR Radio Akord ShPKNjP Kërçovë dhe ShTR Radio Bum ShPKNjP Kumanovë. Të tre lejet do të vazhdohen për periudhë kohore prej 9 (nëntë) vjetësh, për periudhën nga 05.01.2027 deri më 04.01.2036.

Gjithashtu u inicua dhe procedura për heqjen e lejes për transmetim televiziv të ShTR Televizioni Koçan-LD ShPKNjP Koçan, për shkak të mospërmbushjes së  kushteve minimale kadrovike të përcaktuara në Rregulloren për kushtet minimale teknike, hapësinore, financiare dhe kadrovike për  marrjen e lejes për transmetim televiziv dhe radio. Transmetuesit  i është dhënë mundësia që në afat prej 15 ditësh nga pranimi i Propozimit për inicimin e procedurës për heqjen e lejes të përmbushë kushtet e përcaktuara,  përndryshe Këshilli do të miratoi vendim për heqjen e lejes.

Në kuadër  të mbikëqyrjes programore, ndaj ShTR TV Sitel ShPKNjP Shkup u shqiptua masë paralajmërim publik për shkelje të nenit 55, paragrafët (2) dhe (4) të Ligjit të Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele, të cilat i referohen plasimit të produkteve dhe shërbimeve të programeve audiovizuele dhe ndalesave për komunikime komerciale audiovizuele për pije të caktuara alkoolike. Televizioni urdhërohet në afat prej 20 ditësh nga pranimi i aktvendimit të harmonizojë veprimtarinë e saj me dispozitat ligjore, pas së cilës Agjencia do të kryejë  mbikëqyrje kontrolli.



Accessibility

Accessibility