Kronikë nga seanca e 9-të

Shkup, 12.03.2024 – Në seancën e sotme të 9-të, Këshilli i Agjencisë miratoi Projekt-rregullore për qasje në shërbimrt mediatike dhe Projekt-udhëzim për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit për zbatimin e dispozitave për plasim të produkteve. Për dy Projekt dokumentet është hapur seancë publike në kohëzgjatje prej 90 ditësh.

Propozim-vendimi për ndryshimin e strukturës së pronësisë të SHTR KLAN MAQEDONI është anuluar për vazhdimin e parë të seancës së 9-të.

Këshilli miratoi dhe tre Aktvendime për fshirje nga regjistri i radiodifuzerëve të  transmetuesve në vijim: Radio Aleksandar Makedonski Kërçovë, Radio Hit Fm Shkup dhe Radio Uskana-Plus nga Kërçova.

Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim për pezullimin e marrëdhënies së punës të punonjësit në Sektorin për planifikim strategjik dhe të drejtat e autorit, deri në përfundimin e zgjedhjes së kryetarit të RMV-së, deputetëve në Kuvendin e RMV-së dhe zgjedhjes së Qeverisë të RMV-së në vitin 2024, në pajtim me rezultatet e zgjedhjeve, për shkak të pamundësisë ligjore të zbatimit të procedurës për ndërprerjen e marrëdhënies së punës, gjegjësisht anulimin e Aneks kontratës për punësim.



Accessibility

Accessibility