Kronikë nga seanca nr. 2

Shkup-14.07.2014 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (Agjencia) në seancën e sotme solli vendim për marrjen e les për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive të Shoqërisë tregtare radiodifuzive Energy Radio eksport – import Strugë. Leja ju muar për mos përmbushjen e obligimit të parapara në nenin 13 paragrafi 1 nga Ligji për media.

Këshilli i Agjencisë konkludoi që ta ndërpresë procedurën për marrjen e lejes për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive të Televizionit Super Skaj Tetovë dhe TV Lazhani, Dolnen për shkak se radiodifuzerët e lartë përmendur e kanë paguajtur kompensimin për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive.

Këshilli i Agjencisë i dha miratim ushtruesit të detyrës drejtorit të Agjencisë të sjelle vendim për pagesën e këstit të dytë projektit televiziv me interes publik “Thuaj jo! JO armëve” të Shoqërisë për produksion filmi, art dhe botim.

Këshilli I Agjencisë e autorizoi ushtruesin e detyrës drejtorin e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në emër të Agjencisë, që ta nënshkruje Marrëveshjen për kyçjen e rrjetit distributive nëpërmjet kyçjes standard me fuqi të miratuar maksimale në kyçjen me 40kw, me EVN Elrktrodistribucioni I Maqedonisë, Shoqatë aksionare për distribuim I enrgjisë elektrike, Shkup.



Accessibility

Accessibility