Shkup, 25 gusht 2026 – Këshilli shqyrtoi dy Njoftimet e dorëzuara për ndryshimin e strukturës pronësore të Shoqërisë Tregtare Radiodifuzive RFM ShPKNjP Shkup dhe Shoqërisë Radiodifuzive Nasha TV ShPKNjP Shkup, të paraqitura përmes shoqërisë së avokatëve.
Duke marrë parasysh se vendimi për lëndët e përpiluara nga ana e një organi tjetër kompetent publik, është parakusht për të vepruar dhe vendimarrje mbi Njoftimin e ndryshimit të planifikuar të strukturës pronësore të këtyre transmetuesve, Këshilli miratoi Aktvendim për ndërprerjen e procedurës për vendimarrje sipas Njoftimit për ndryshimin e strukturës pronësore të Shoqërisë Tregtare Radiodifuzive RFM ShPKNjP dhe Shoqërisë Radiodifuzive Nasha TV ShPKNjP Shkup, deri në përfundimin e procedurës për lëndën e përpiluar nga organi kompetent publik.