04.07.2012 – KRD dhe FSHIIK nënshkruan memorandum bashkëpunimi

image_pdfimage_print

SHKUP, 4.7.2012 – Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) dhe Fakulteti i Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FSHIIK) i universitetit “Kiril e Metodij” nga Shkupi nënshkruan memorandum bashkëpunimi, qëllimi i të cilit është përparimi i bashkëpunimit midis këtyre dy institucioneve, sidomos në pjesën e futjes së televizionit digjital pas ndërprerjes së transmetimit analog të përmbajtjeve televizive, e paraparë kjo për mesin e vitit 2013.

„15 për qind e popullsisë në R. e Maqedonisë programet televizive ende i ndjek përmes antenave analoge, kështu që ka mundësi që, kur të ndërpritet transmetimi analog vitin e ardhshëm, kjo pjesë e popullsisë të mbetet jashtë sistemeve të informimit publik. Për këtë qëllim KRD në vjeshtë do të fillojë me fushatën edukative publike për të informuar popullsinë rreth futjes së televizionit digjital“ – tha kryetari i KRD, mr. Zoran Trajçevski.

Dekani i FSHIIK, prof. dr. Dimitar Trajanov, u ndal në kriteret teknike për të cilat duhet të bëjnë kujdes blerësit e televizorëve të rinj, me qëllim që ata të jenë të përputhshëm me rrjetet digjitale në R. e Maqedonisë: „Patjetër duhet bërë kujdes që pranuesit televiziv të plotësojnë standardin DVB-T për të marrë televizionin digjital me kompresionin MPEG-4, për shkak se në të kundërtën nuk do të mund t’u bëjnë riproduksion përmbajtjeve televizive. Për televizorët më të vjetër ka të ashtuquajtur pranues digjital apo set-top-bokse, të cilat kushtojnë afërsisht dhjetëra euro dhe shërbejnë për ta kthyer sinjalin digjital në analog, kështu që edhe televizorët më të vjetër do të mund të shfrytëzohen pasi të ndërpritet sinjali analog.”

Hulumtimi më i ri i KRD tregoi që 57,4 për qind e popullsisë është e lidhur në rrjetin kabllor, 15 për qind shfrytëzon antena analoge, 11,4 për qind përmbajtjet televizive i merr përmes satelitit,  8,8 përmes rrjetit IPTV dhe 6,9 për qind shfrytëzojnë pranim digjital përmes rrjeteve digjitale komerciale ekzistuese.

Vetëm ajo pjesë e popullsisë (15 %) e cila shfrytëzon antena analoge do të preket direkt nga ndërprerja e transmetuesve televizivë analog, derisa të tjerët nuk e kanë patjetër që të sigurojnë televizora të rinj a risiverë digjitalë.

Te prezantimi që u paraqit në konferencën për shtyp arrihet këtu (.pdf dokument)


Accessibility

Accessibility