Скопје, 23.04.2015г. – Dita e librit dhe e drejtës autoriale është një event i ri i cili festohet në mbarë botën, me qëllim që të promovohet leximi dhe aspekti kulturor i librave. UNESKO e shënoi këtë ditëm 23 prillin, duke siguruar mundësi për shqyrtimin për mënyrat për një zgjerim më të mirë të kulturës së fjalës së shkruar dhe tju mundësohet të gjithë individëve qasje deri te e njëjta, përmes programeve të edukimit, resurseve të hapura arsimore, si dhe përkrahje për karrierë të botimeve, bibliotekave dhe shkollave.
Nga miratimi i saj nga ana e Konferencës së përgjithshme të mbajtur në Paris në vitin 1995, kjo ditë është një sukses i vërtet. Në këtë mënyrë ju jepet respekt librave dhe autorëve në mbarë botën, duke I inkurajuar të gjithë, në veçanti të rinjtë që ta zbulojnë kënaqësinë e leximit dhe fitimit të respektit të sërishëm ndaj kontributeve të pazëvendësueshme të të gjithë atyre që e kanë avancuar përparimin social dhe kulturor të njerëzimit. Për këtë arsye, UNESKO e ka krijuar Ditën e librit dhe të drejtën autoriale.
Shumë aktivitete do të ruhen në selinë e UNESKO-s, ku do të realizohet konferenca e botimeve digjitale dhe punëtorive të shumta.
Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele ju apelon të gjithë shkrimtarëve dhe atyre që e gjejnë kënaqësinë në leximin e librave t’u urojë ditën botërore të librit dhe të drejtave autoriale dhe apelon që kjo ditë të shënohet në mënyrë adekuate.