RADIODIFUZERËT DUHET QË GJITHKUND TË EMETOJNË SHËRBIMIN E NJËJTË PROGRAMOR

image_pdfimage_print

Shkup, 24.06.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele realizoi mbikqyrje programore me të cilën bëri krahasimin e programit që e emeton Radio Kanal 77 në Shkup, Manastir dhe në Shtip, me ç’rast i konstatua se në rajone të ndryshme ekziston dallim në vëllimin dhe përbërjen e disa prej blloqeve reklamuese, përderisa përbërja e muzikës dhe përmbajtjes së emisioneve – tërësive të formësuar gazetareske, është identike.

Çdo radiodifuzer, me marrjen e lejes nga ana e Agjencisë, fiton të drejtën që ta emetojë shërbimin programor në rajonin për të cilën është dhënë leja. Shërbimi programor, nga ana tjetër, me ligj është përkufizuar si tërësi e programeve dhe segmenteve tjera (si p.sh reklamave) të një shërbimi mediatik të vetëm audio dhe audiovizuele që e siguron një radiodifuzer konkret, e që është e dedikuar për publikun. Së këndejmë, asnjë radiodifuzer nuk mund të emetojë program të ndryshëm në rajone të ndryshme.

Agjencia e informoi Radio Kanal 77 se duhet që në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë të emetojë shërbim programor identik (përfshirë edhe reklamat), që duhet ta bëjë më së voni deri për 45 ditë.



Accessibility

Accessibility