Është hapur cikli për parashtrimin e draft-projekteve për zhvillimin e mediumeve

image_pdfimage_print

Shkup, 29.06.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në bazë të shkresës së marrë nga ana e Ministrisë së Kulturës, Komisionit nacional për UNESKO, i informon të gjitha mediumet dhe organizatat mediatike se Programi ndërkombëtar për zhvillimin e komunikimeve (IPDC) hapi ciklin për dorëzimin e draft-projekteve për zhvillimin e mediumeve, për sferat e theksuara në materialin e kësaj shkrese.

Për këtë qëllim nevojitet që më së voni deri më datë 04.07.2016 të prezantohen idetë për projekte, në bazë të së cilëve nëse miratohen, do të përpilohen edhe draft-projekte më së voni deri më datë 30.09.2016. Projektet e propozuara mund të kërkojnë përkrahje prej 10.000 deri në 35.000 dollarë amerikan.

Ftesa së bashku me materialin mund ta merrni në këtë link:

Informata për Programin ndërkombëtar për zhvillimin e komunikimeve (IPDC)



Accessibility

Accessibility