Filloi afati për miratimin dhe dorëzimin e listave të çmimeve për RPP

Shkup, 19.10.2016. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele i përkujton radiodifuzerët se nga dita e djeshme filloi afati në të cilin duhet të miratohen dhe të dorëzohen listat e çmimeve për reklamim të paguar politik.

Të gjitha televizionet dhe radiot që to të emetojnë reklamim të paguar politik gjatë fushatës zgjedhore, duhet të më së voni deri të dielën, 23 tetor të përcaktojnë dhe të dorëzojnë listat e çmimeve, në të cilat çmimi për një sekondë të reklamimit të paguar politik nuk do ta tejkalojë çmimin mesatar të reklamimit, të llogaritur në 3 muajt e fundit para ditës së shpalljes së zgjedhjeve.

Listat e çmimeve duhet të dorëzohen deri te Agjencia, Komisioni shtetëror zgjedhor, Enti shtetëror për revizion si dhe deri te Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit. Sipas Kodit zgjedhor, radiodifuzerët janë të obliguar që deri në fillimin e fushatës zgjedhore së paku dy herë t’i publikojnë listat e çmimeve për reklamim të paguar politik në programet e tyre. Gjatë procesit zgjedhor nuk lejohet ndryshimi i listave të çmimeve.

Listat e çmimeve mund të dorëzohen deri te Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, përmes arkivit të Agjencisë ose në e-mail contact@avmu.mk



Accessibility

Accessibility