Shkup, 26.10.2016. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele realizoi mbikëqyrje të rregullt administrative ndaj edicioneve të mediumeve të shtypura, të Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar për gazetari dhe publicistikë Bitollski vesnik Manastir SHPK, Shoqërisë për prodhim, shërbime dhe tregti me shumicë dhe pakicë Zaman SHPKNJP Shkup dhe Shoqërisë për prodhim, tregti dhe shërbime Jeni Ballkan SHPKNJP Shkup.
Mbikëqyrja u realizua me qëllim që të konstatohet nëse publikuesit e medieve të shtypit e kanë plotësuar obligimin nga neni 14 paragrafi 1 nga Ligji për mediume. Agjencia konstatoi se të gjitha mediumet e shtypit që ishin të përfshira me këtë mbikëqyrje, në tërësi e kanë plotësuar këtë obligim.
Raporti nga mbikëqyrja mund të merret në këtë link.