Shkup, 14.12.2016. – Në bazë të raporteve të shkruara nga mbikëqyrja e realizuar e prezantimit mediatik zgjedhor të Radiotelevizionit të Maqedonisë Shkup – Shërbimi i parë programor RTM1, TV Alsat-M SHPK Shkup, TV Alfa SHPKNJP Shkup, TV Sonce SHPKNJP Prilep, TV Nova SHPKNJP Shkup, TV Shenja SHPKNJP Shkup, TV Kompani 21-M SHPKNJP Shkup, TV Kanal tri SHPK Dibër dhe TV Era SHPK Shkup, Komisioni i përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik dorëzoi propozime për veprim deri te Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele. Propozimet për këto radiodifuzer kanë të bëjnë me mosrespektimin e rregullave ligjore, që vlejnë gjatë heshtjes zgjedhore në pajtim me nenin 76-b paragrafi 3 nga Kodi zgjedhor.
Propozime për inicimin e procedurave për kundërvajtje në të cilat gjykata do të shqiptoj sanksion – gjobë, për shkak të përsëritjes së shkeljes, Komisioni dorëzoi për TV Kompani 21-M SHPKNJP Shkup dhe TV Sonce SHPKNJP Prilep.
Propozimet për inicimin e procedurës për kundërvajtje në të cilën gjykata do të shqiptoj sanksion për kundërvajtje – vërejtje, Komisioni i përkohshëm dorëzoi për Radiotelevizionin e Maqedonisë Shkup – Shërbimi i parë programore RTM1, TV Alsat-M SHPK Shkup, TV Alfa SHPKNJP Shkup, TV Nova SHPKNJP Shkup, TV Shenja SHPKNJP Shkup, TV Kanal Tri SHPK Dibër dhe TV Era SHPK Shkup.
Propozimet e Komisionit të përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik mund të merren në linket e mëposhtme:
Propozimet për shqiptimin e masës – gjobë
Propozim për shqiptimin e masës – TV Kompani 21-M SHPKNJP Shkup
Propozim për shqiptimin e masës – TV Sonce SHPKNJP Prilep
Propozimet për shqiptimin e masës – vërejtje
Propozim për shqiptimin e masës – Radiotelevizioni i Maqedonisë – Shërbimi i parë programor RTM 1
Propozim për shqiptimin e masës – TV Alsat-M SHPK Shkup
Propozim për shqiptimin e masës – TV Alfa SHPKNJP Shkup
Propozim për shqiptimin e masës – TV Nova SHPKNJP Shkup
Propozim për shqiptimin e masës – TV Shenja SHPKNJP Shkup