Takim pune lidhur me rregullat e informimit deri në fillimin e fushatës zgjedhore

image_pdfimage_print

Shkup, 11.08.2017. – Përfaqësues të radiove dhe televizioneve nacionale sot edhe njëherë patën mundësinë që të përkujtohen lidhur me rregullat e informimit mediatik zgjedhor. Në kudaër të aktiviteteve lidhur me monitorimin e Zgjedhjeve lokale 2017, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele organizoi një takim pune, ku temë kryesore ishin obligimet e radiodifuzerëve në periudhën nga shpallja e zgjedhjeve e deri në fillim të fushatës zgjedhore.

Në mënyrë të detajuar u sqaruan lënda e monitorimit, obligimet që i kanë sipas Kodit zgjedhor këta raduiodifuzerë si dhe mënyrën se si do të monitorohen. U potencua se Agjencia në këtë periudhë do të përcjellë nëse janë respektuar standardet gazetareske dhe në përgjithsi pluralizmi si dhe qëndrimet dhe pasqyrimet gja të informimit, përfshirë ndalesat për emetim të reklamimit të paguar politik, reklama të financuara nga mjetet buxhetore, pjesmarrje e njëkohësishme e redaktorëve, gazetarëve, udhëheqësve dhe prezantuesve në programet e radios dhe televizionit gjatë aktiviteteve parazgjedhore të partive dhe koalicioneve politike, ndalesës së përdorimit të diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes gjatë informimit. Do të monitorohet edhe informimit lidhur me aktivitetet e organeve shtetërore, organeve të komunave dhe qytetit të Shkupit, të institucioneve dhe organizatave shtetërore, si dhe persona tjerë juridik të cilëve me ligj u është besuar kryerja e autorizimeve publike, e që nuk guxon të jetë në funksin të prezantimit mediatik të ndokujt.

Prezantimin e takimit të punës lidhur me rregullat e informimit mediaik zgjedhor deri në fillim të fushatës zgjedhore, mund ta merrni në këtë link.

 

 



Accessibility

Accessibility