ANKETAT DERI MË DATË 24, KURSE HESHTJA E REFERENDUMIT NGA DATA 28 SHTATOR

image_pdfimage_print

Shkup, 21.09.2018 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele i përkujton radiodifuzerët se rezultatet e hulumtimit të mendimit publik në lidhje me referendumin mund të publikohen më së voni pesë ditë para datës së caktuar të votimit. Së këndejmë, rezultatet e anketave të mendimit publik mund të publikohen deri më 24 shtator 2018 (e hënë).

Heshtja e referendumit fillon 48 orë para ditës së votimit, respektivisht më 28 shtator 2018 (e premte) dhe përfundon me mbylljen e vendvotimeve në orën 19, më 30 shtator 2018. Gjatë heshtjes duhet të pushojnë të gjitha format e propagandës publike në lidhje me referendumin.

Për më shumë detaje se çka do të konsiderohet shkelje e heshtjes së referendumit, radiodifuzerët duhet të shletojnë Udhëzuesin e pprezantimit mediatik gjatë referendumit, që mund të merret në ueb faqen e Agjencisë në banerin REFERENDUMI 2018.

Javën e ardhshme do të publikohen raportet me shkeljet e konstatuara dhe raporti i parë për mbulimin mediatik të referendumit.



Accessibility

Accessibility