Njoftim për takimin e katërt publik të Agjencisë – 26.12.2018 drejtpërdrejt në YouTube kanalin e Agjencisë

image_pdfimage_print

Shkup, 25.12.2018. -Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele më datë 26 dhjetor 2018 (e mërkur) me fillim në ora 12, do ta realizojë takimin e katërt publik për vitin 2018.

Krahas aktiviteteve të realizuara të Agjencisë në tremujorin e fundit të këtij viti, në takim do të diskutohet edhe për risitë në Direktivën për shërbime mediatike audiovizuele, me theks te rregullat që vlejnë për televizionet.

Në takim do të prezantohen edhe rezultatet e hulumtimit për përfaqësimin e gjinisë në programet televizive në vitin 2018, si dhe infografikët që Agjencia i botoi në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze, e që kanë të bëjnë me rezultatet e hulumtimeve për qëndrimet e publikut për prezantimin e LGBTI në mediume, si dhe për përfaqësimin e programeve për fëmijë në televizionet nacionale.

Takimi publik do të realizohet në hapësirat e Agjencisë, salla e konferencave – katin e dytë



Accessibility

Accessibility