Mendimi i Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale në aspekt të shkresës lidhur me emisionin “Studio Moda” me Sergej Varoshlija

Shkup, 24.01.2019. – Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale dorëzoi shkresë deri te Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, respektivisht Njoftim, se në rastin që Agjencia e inicoi për emisionin “Studio Moda” të emetuar në 1TV, është konstatuar shkelje e së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale.

Në shkresën e Drejtorisë, është theksuar se ndaj 1TV është bërë vërejtje në lidhje me hapat për respektimin e rregullave për mbrojtjen e t ë dhënave personale, në pjesën e shfrytëzimit të të dhënave personale në emision, veçanërisht në pjesën e shfrytëzimit të fotografive të siguruara nga rrjetet sociale, duke marrë parasysh se përpunimi i tyre pa lejen e subjektit të të dhënave personale, paraqet një përpunim jo të drejtë dhe joligjor të të dhënave personale.

Mendimin e Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale mund ta merrni në këtë link 

Raporti nga mbikëqyrja e 1TV mund të merret në këtë link



Accessibility

Accessibility