Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele seancën e 15-të do ta mbaje me datë 27.4.2026, nëpërmjet lidhjes video-konferencë me fillim në ora 11:00.
RENDI I DITËS
- Miratimi i Propozim-procesverbalit nga seanca e 6-të publike e Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, mbajtur më 9.4.2026.
- Miratimi i Propozim-procesverbalit nga seanca e 14-të e Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, mbajtur më 9.4.2026.
- Propozim-vendim për dhënien e lejes për transmetim televiziv nëpërmjet rrjetit publik të komunikimit elektronik që nuk shfrytëzon burim të kufizuar në nivel lokal.
- Propozim-vendim për anulimin e Vendimit me të cilin u lejua ndryshim i strukturës pronësore të ShTR Radio Vat ShPK Shkup.
- Kërkesë për pajtim me ndryshimin ose plotësimin për më shumë se 20% të konceptit programor të lejes për transmetim në radio të paraqitur nga ShTR Radio Rosa-АB ShPKNjP ShKUP, me Propozim-vendim.
- Propozim për shqiptimin e masës paralajmërim publik të ShTR Kompani 21-M ShPKNjP Shkup, për shkelje të nenit 50, paragrafi (3) të LShMAAV dhe Rregullores për mbrojtjen e të miturve.
- Propozim për shqiptimin e masës paralajmërim publik të ShTR Kompani 21-М ShPKNjP Shkup, për shkelje të nenit 55, paragrafi (2), nënparagrafët 2 dhe 3 të LShMAAV.
- Propozim për shqiptimin e masës paralajmërim publik të ShTR Kompani 21-М ShPKNjP Shkup, për shkelje të nenit 14 të Ligjit për Media.
- Propozim për shqiptimin e masës paralajmërim publik të NPR Radiotelevizioni i Maqedonisë Shkup – Televizioni i Maqedonisë – Shërbim i dytë programor (RTM2), për shkelje të nenit 48, paragrafi (2) të LShMAAV.
- Propozim për shqiptimin e masës paralajmërim publik ndaj DMTU në media dhe informim Nistori ShPKNjP fsh. Strimnicë-Zhelinë, botues i medias online-internet portalit “Nistori”, për shkelje të nenit 14, paragrafi (1) të Ligjit për Media.
- Propozim për shqiptimin e masës paralajmërim publik të DITKU DMS Komunikim ShPKNjP Shkup, botues i medias online-internet portalit „Skopje Info“, për shkelje të nenit 14, paragrafi (1) të Ligjit për Media.
- Propozim për shqiptimin e masës paralajmërim publik të DMTU Н&М Мedia Grup ShPKNjP Shkup, botues i medias online-internet portalit „Nacional“, për shkelje të nenit 14, paragrafi (1) të Ligjit për Media.
- Propozim për dhënien e miratimit për miratimin e vendimit për pagesën e mjeteve për qasje në Sistemin e shpërndarjes së internetit të Regjistrit qendror.
- Propozim për dhënien e miratimit për marrjen e vendimit për furnizim të shërbimit me vlerë të parashikuar nën pragjet e vlerës për zbatimin e Ligjit për furnizime publike – shërbime artizanati.
- Propozim për dhënien e miratimit për zbatimin e procedurës për furnizim publkik të lëndës në vijim për furnizimit publik të shërbimit: Mirëmbajta e softuerit për sistemin e monitorimit të shërbimeve televizive dhe radio të ORRPKE.
- Propozim për dhënien e miratimit për zbatimin e procedurës për furnizim publik të lëndës në vijim për furnizim publik – shërbim: mirëmbajtja e higjienës në ambientet e punës të Agjencisë.
- Të ndryshme.