Mbikëqyrje administrative kundrejt 48 botuesve të mediave online-internet portaleve

Shkup, 4 maj 2026 –  Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele kreu mbikëqyrje të rregullt administrative kundrejt 48 botuesve të mediave online – internet portalve.

Objekt i mbikëqyrjes ishte detyrimi sipas të cilit botuesit e mediave online – internet portaleve janë të obliguar që deri më 31 mars të vitit aktual, në një formular të veçantë të përcaktuar nga Agjencia, t’i dorëzojnë të dhëna për strukturën pronësore, redaktorin/redaktorët përgjegjës, të ardhurat dhe shpenzimet totale të realizuara në vitin paraprak nga ushtrimi i veprimtarisë, si dhe për numrin e përgjithshëm të të punësuarve, përkatësisht personave të angazhuar.

Gjatë mbikëqyrjes u konstatua se detyrimin nga Ligji për media nuk e përmbushi plotësisht Shoqëria për prodhim, qarkullim dhe shërbime REPRO PRINT, botuese e medias online – internet portalit “Nova Makedonija”.

Raportet gjenden në linqet e më poshtëm:

Raport i përgjithshëm – (neni 15 paragrafi 3 nga Ligji për media) – 30.04.2026

Nova Makedonija – (shkelje e nenit 15 paragrafi 3 nga Ligi për media) – 30.04.2026



Accessibility

Accessibility