Shkup, 4 maj 2026 – Kundrejt 90 radiodifuzerëve që transmetojnë program televiziv ose radio, Agjencia kreu mbikëqyrje të rregullt administrative lidhur me detyrimin që deri më 31 mars, në një formular të veçantë të përcaktuar nga Agjencia, t’i dorëzojnë të dhëna për strukturën pronësore, redaktorin/redaktorët përgjegjës, burimet e financimit në vitin paraprak, të ardhurat dhe shpenzimet totale të realizuara në vitin paraprak nga ushtrimi i veprimtarisë, si dhe për shikueshmërinë ose dëgjueshmërinë mesatare në vitin paraprak.
Gjatë mbikëqyrjes u konstatua se Televizioni Plus nuk e përmbushi detyrimin, përkatësisht nuk dorëzoi fare të dhëna, ndërsa TV 24 Vesti e përmbushi detyrimin vetëm pjesërisht, pra nuk i dorëzoi të gjitha të dhënat dhe dokumentet e nevojshme.
Raportet gjenden në linqet e më poshtëm:
Raport i përgjithshëm – (neni 15 paragrafi 1 nga Ligji për media) – 30.04.2026
TV 24 Vesti – (shkelje e nenit 15 paragrafi 1 nga Ligji për media) – 30.04.2026
TV Plus – (shkelje e nenit 15 paragrafi 1 nga Ligji për media) – 30.04.2026