Shkup, 12 maj 2026 – Drejtori i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dr.Zoran Trajçevski dhe kryetari i Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor mr. Goran Angellovski, sot nënshkruan Memorandum me të cilin u vendos kornizë institucionale për aktivitete të përbashkëta që synojnë përmirësimin e sigurisë së komunikacionit dhe forcimin e ndërgjegjësimit publik për pjesëmarrje të përgjegjshme në komunikacion.
Memorandumi parashikon bashkëpunim midis dy institucioneve gjatë realizimit të fushatave informuese dhe edukative, iniciativave dhe aktiviteteve të koordinuara për rritjen e ndërgjegjësimit publik, me qëllim uljen e rreziqeve dhe pasojave të aksidenteve në komunikacion dhe avancim të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të qytetarëve.
Fokus i veçantë do t’i kushtohet zhvillimit dhe avancimit të edukimit në komunikacion, punës për parandalimin e rreziqeve, inicimit të masave për siguri më të madhe në komunikacion rrugor, monitorim dhe analizë të gjendjes në komunikacion, si dhe mbështetjes së fushatave për rritjen e ndërgjegjësimit publik për sjellje të sigurt në komunikacion.
Меmorandumi bazohet në kompetencat dhe detyrimet ligjore të të dy institucioneve që rrjedhin nga Ligji për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, Ligji për Mediat, Ligji për sigurinë në komunikacionin rrugor dhe rregullativa të tjera përkatëse ligjore dhe nënligjore.