Shkup, 13.5.2026 – Në seancën e djeshme të 17-të, Këshilli i Agjencisë miratoi Draft-vendim për përcaktim të listës së ngjarjeve me rëndësi të mëdha për publikun në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për të cilin është hapur debat publik.
Draft-vendimi përcakton listën e ngjarjeve (kombëtare ose ndërkombtare) ku transmetimi televiziv llogaritet se ka rëndësi të madhe për popullatën në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe që plotësojnë kritere të caktuara të përcaktuara në këtë dokument.
Аgjencia fton të gjitha palët e interesuara me mendimet dhe sugjerimet e tyre me shkrim, të marrin pjesë në debatin publik dhe t’i paraqesin në mënyrë elektronike në contact@avmu.mk ose me postë në rrugën. „Makedonija“ nr.38, 1000 Shkup.
Debati publik do të zgjasë deri më 12 qershor 2026.