Shkup, 14 maj 2026 – Vitet e fundit, platformat digjitale janë bërë një nga hapësirat kryesore për formimin e opinionit publik në çdo kohë, duke përfshirë edhe periudhën zgjedhore. Përveç mediave tradicionale, tani rol të rëndësishëm në komunikimin me publikun kanë edhe influencuesi(e)t që kanë profile/kanale në rrjetet sociale me një numër të madh ndjekësish, përmbajtja e të cilëve ka potencialin të arrij dhe të mobilizojë publikun e gjerë.
Duke pasur parasysh rëndësinë gjithnjë e më të madhe të mediave sociale si hapësirë për informimin, debatë dhe promovimin e qëndrimeve të ndryshme, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele vendosi të kryejë analizë të përmbajtjeve të cilat influencuesi(e)t i kanë publikuar gjatë rrethit të parë të fushatës së Zgjedhjeve Lokale 2025,
Të dhënat e marra ofrojnë bazë të dobishme për monitorimin e praktikave të komunikimit në mjedisin online si gjatë kohës së zgjedhjeve ashtu edhe jashtë zgjedhjeve. Ato mundësojnë identifikimin e trendeve në mënyrën se si përdoren platformat digjitale, veçanërisht gjatë zgjedhjeve, si dhe për perceptimin e rolit të mundshëm të influencuesve në kontekstin më të gjerë mediatik dhe shoqëror.
Analizën e publikimeve të influencues(e)ve gjatë Zgjedhjeve Lokale 2025 mund ta merni në këtë link