U mbajt tryezë e rrumbullakët mbi kuadrin zgjedhor të RPP dhe ndikimin e influenserëve

 Shkup, 15 maj 2026 – Në organizimin e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe Fondacionit Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES) për Maqedoninë e Veriut dhe me mbështetjen e Ambasadave të Mbretërisë së Bashkuar dhe Zvicrës në Shkup, sot u mbajt tryezë e rrumbullakët kushtuar analizës së përvojave nga Zgjedhjet lokale të vitiv 2025 dhe mundësive për avancim të rregullativës në këtë fushë.

Eventi i sotëm iu kushtua çështjeve me rëndësi thelbësore për proceset demokratikeavancimit të rregullativës zgjedhore, me fokus të veçantë në reklamat politike me pagesë (RPP) dhe rolit të aktorëve të rinj mediatikëinfluenserëve,  ka cekur drejtori i AShMA-së, dr. Zoran Trajçevski. Në kuadër të diskutimit ai shtoi  se bazuar në përvojat nga monitorimi i proceseve zgjedhore dhe rekomandimeve  nga raportet e ODIHR, AShMA përgatiti dhe dorëzoi drejtuar Ministrisë së Drejtësisë propozim-amandament për ndryshimin dhe plotësimin e  Kodit zgjedhor, të cilat synojnë të kontribuojnë në transparencë më të madhe të RPP, rregullim më të qartë të fushave digjitale dhe forcimin e pavarësisë së medias dhe kuadrit rregullator.

 Në hapjen e eventit foli dhe Xhevahire Prusi Zajazi, oficere e programit  kombëtar në Ambasadën e Zvicrës, e cila ndër të tjera, foli dhe për rregullat dhe parimet lidhur me reklamat politike me pagesë në Zvicër, si dhe Tobi Oshillaja, sekretar i dytë i sigurisë dhe programit në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, i cili theksoi rëndësisnë e avancimit të proceseve demokratike, transparencës dhe  konkurrencës së ndershme në fushatat zgjedhore.

Мarina Trajkova nga AShMA, ndau të dhënat nga Analiza e publikimeve të influenserëve, e cila përfshin përmbajtjet që këto subjekte i publikuan në Facebook, Instagram dhe Tik Tok gjatë rrethit të parë të fushatës zgjedhore. Analiza përfshiu  53 profile të përzgjedhura në pajtim me kriteret e Rregullores të AShMA-së, në total prej 810 publikime, nga ku 502 publikime në gjuhën shqipe dhe 308 publikime në gjuhën maqedone. Për gjetjet kryesore të monitorimit të AShMA-së për RPP të zgjedhjeve, informoi mr. Viktor Stojanov nga AShMA, duke theksuar se katër koalicionet morrën me qira pothuajse 90% të kohës së reklamave në radio dhe televizione, duke lënë hapësirë minimale për pjesëmarrësit e tjerë. Për RPP në radio dhe  televizione u shpenzuan në total 3.135.582 euro nga të cilat 2.000.000 euro ishin pjesë të televizioneve kombëtare.

Në event gjithashtu u ndanë dhe të dhëna për matjen e shikueshmërisë së RPP në 5 televizione kombëtare – Кanal 5, Sitel, Тelma, Аlsat-М dhe Alfa gjatë fushatës për Zgjedhjet lokale 2025. Siç theksoi mr. Emilija Petreska Kamenjarova nga AShMA, spotet për RPP u transmetuan në program gjithsej 12 938 herë me kohëzgjatje prej 572 994 sekonda dhe u shikuan 579 328 261 herë. Në vazdim, dr. Magnus Oman nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore prezantoi qasje krahasuese ndërkombëtare për rregullimin e RPP dhe fushatave nga palë të treta, ndër të tjera duke bërë krahasim midis rregullave që zbatohen gjatë periudhës zgjedhore në vende të ndryshme të Unionit Evropian..

Në kuadër të eventit, u hap diskutim me përfaqësues të institucioneve, mediave, influenserëve, organizatave të shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare për drejtimet e mundhsme të avncimit të rregullativës mediatike dhe  përfaqësimin mediatik në fushatat zgjedhore.

Prezantimet nga eventi janë të disponueshme në linket në vijim:

Иinfluenser/e dhe zgjedhjet Analizë e publikimeve të influenserëve/e gjatë Zgjedhjeve Lokale të vitit 2025

Reklamim i paguar politik në Zgjedhjet e vitit 2025, Anatomia e fushatës mediatike

Мatja e ndikimit, shikueshmërisë së reklamave politike me pagesë gjatë Zgjedhjeve Lokale të vitit 2025

Nga rregullat në realitet: Qasje krahasuese ndërkombëtare ndaj reklamave politike me pagesë dhe fushatave nga palë të treta



Accessibility

Accessibility