Shkup, 21 shtator 2026 – Аgjencia e Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele sot mbajti takimin e tretë publik për këtë vit, në të cilin dr. Zoran Trajçevski bëri një pasqyrë të aktiviteteve të kryera në pajtim me Programin Vjetor të Punës në tre muajt e fundit.
Të pranishmit patën rastin të dëgjonin për aktivitetet lidhur me mbikëqyrjet e kryera mbi transmetuesit, operatorët e rrjeteve publike të komunikimit elektronik, botuesve të medas së shtypit, botuesve të mediave online-portaleve të internetit, masat e shqiptuara paralajmërim publik, analizat dhe studimet e kryera, aktivitetet në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe integrimit evropian.
Në takim u prezantuan edhe gjetjet e hulumtimit Gjinia në Media 2025: Çështjet Gjinore dhe mënyra e përfaqësimit të grave dhe burrave në fushatën mediatike për Zgjedhjet Lokale 2025, i cili u përgatit për nevojat e AShMA-së nga agjencia për marketing Market Vizhn. Аnaliza e raportimit zgjedhor në lajmet qëndrore të RTM 1 dhe RTM 2, si dhe reklamat politike me pagesë në formën e spoteve me skenarë dhe spoteve me inçizime të ngjarjeve partiake në televizionet kombëtare komerciale Alsat-М, Аlfa, Кanal 5, Sitel dhe Telma, treguan se gratë dhe burrat nuk ishin të përfaqësuar në mënyrë të barabartë në rolet si bartës politik. Në të gjitha nën-mostrat e analizuara, burrat dominonin në subjektet kryesore, përkatësisht si persona që kishin rol qendror në komunikimin politik.
Nga gjithsej 791 paraqitje të regjistruara të subjekteve kryesore në raportet zgjedhore të Shërbimit publik, gratë ishin pjesëmarrëse me 103 paraqitje (13,0%), ndërsa burrat me 688 paraqitje (87,0%). Një mos-balancim i ngjashëm gjinor u regjistrua edhe në spotet e RPP të televizioneve komerciale. Nga gjithsej 588 paraqitje të subjekteve kryesore, 64 ishin gra (10,9%), dhe 524 burra (89,1%). Mos-balancim më i theksuar në televizionet komerciale është vënë re në spotet e RPP me inçizime të ngjarjeve partiake, ku nga gjithsej 44 paraqitje të regjistruara të subjekteve kryesore nuk kishte asnjë grua. Në spotet e RPP me skenarë, gratë ishin pjesëmarrëse me 64 nga gjithsej 544 paraqitje (11,8%), që tregon përfaqësim të dukshëm më të ulët edhe në këtë lloj reklemimi politik.
Mos balansim gjinor ishte veçanërisht i theksuar midis roleve politike më të ekspozuara, veçanërisht midis kandidatëve/e për kryetar/e bashkie dhe lider/e politik, ndërsa midis kandidatëve/e për këshilltar/e përfaqësimi ishte më i balancuar. Njëkohësisht, analiza nuk identifikoi rasnjë rast të objektivizimit seksual ose diskriminimit të qartë gjinore. E gjithë analiza është e disponueshme në faqen e internetit të Agjencisë në linkun e mëposhtëm.