Shkup, 28 shtator 2026 – Agjencia ka kryer mbikëqyrje të rregullta administrative ndaj G-TV Televizionit, TV Due, TV Gurra, TV News, TV Plus dhe TV Spektra lidhur me detyrimet për publikimin e impresumit, informacionet që duhet t’u vihen në dispozicion përdoruesve dhe detyrimin për publikimin e identifikimit të transmetuesit.
Gjatë mbikëqyrjeve u konstatua se TV Due, në programin e transmetuar më 4 shtator 2026, në një pjesë të programeve të transmetuara nuk i publikoi të dhënat e impresumit, të cilat duhet të transmetohen në vendin përkatës për çdo përmbajtje të veçantë të shërbimit programor.
TV Gurra, në programin e transmetuar më 5 shtator, nuk siguroi informacionet që duhet t’u vihen në dispozicion përdoruesve, ndërsa TV News, në programin e transmetuar më 4 shtator, në një pjesë të programeve të transmetuara nuk i publikoi të dhënat e impresumit dhe nuk siguroi informacionet që duhet t’u vihen në dispozicion përdoruesve.
Raportet janë të disponueshme në lidhjet e mëposhtme:
G-TV Teleivizioni – (neni 14 i Ligjit për Mediat, neni 51 paragrafi 1 dhe neni 97 i LSHMAAV) – 25.09.2026
ТV Due – (shkelje e nenit 14 të Ligjit për Mediat) – 25.09.2026
ТV Gurra – (shkelje e nenit 51 paragrafi 1 të LSHMAAV) – 25.09.2026
ТV News – (shkelje e nenit 14 të Ligjit për Mediat) – 25.09.2026
ТV News – (shkelje e nenit 51 paragrafi 1 të Ligjit për LSHMAAV) – 25.09.2026
ТV Plus – (neni 14 i Ligjit për Mediat, neni 51 paragrafi 1 dhe neni 97 i LSHMAAV) – 25.09.2026
ТV Spektra – (neni 14 i Ligjit për Mediat, neni 51 paragrafi 1 dhe neni 97 i LSHMAAV) – 25.09.2026