Mbikëqyrje të rregullta programore ndaj G-TV Televizionit, TV Gurra, TV Due, TV News, TV Plus dhe TV Spektra

Shkup, 28 shtator 2026 – Për detyrimet që lidhen me përdorimin e gjuhës në programe, transmetimin e të paktën 6 orëve program televiziv në ditë dhe transmetimin e të paktën 30% të përmbajtjeve të krijuara fillimisht si vepra audiovizuale maqedonase, është kryer mbikëqyrje e rregullt programore ndaj G-TV Televizionit, TV Gurra, TV Due, TV News, TV Plus dhe TV Spektra.

Gjatë mbikëqyrjeve u konstatua se TV Due dhe TV News nuk transmetuan të paktën 30% program të krijuar fillimisht si vepra audiovizuale maqedonase, ndërsa G-TV Televizioni dhe TV Gurra nuk transmetuan të paktën 30% program të krijuar fillimisht si vepra audiovizuale maqedonase, dhe as të paktën gjysmën e minimumit ligjor të programit të krijuar fillimisht si vepra audiovizuale maqedonase, në periudhën nga ora 07:00 deri në 19:00.

Raportet janë të disponueshme në lidhjet e mëposhtme:

TV G-TV Televizioni– (shkelje e nenit 92 paragrafët 1 dhe 3 të LSHMAAV) – 25.09.2026

ТV Grra – (shkelje e nenit 92 paragrafët 1 dhe 3 të LSHMAAV) – 25.09.2026

ТV Due– (shkelje e nenit 92 paragrafi 1 të LSHMAAV) – 25.09.2026

ТV News– (shkelje e nenit 92 paragrafi 1 të LSHMAAV) – 25.09.2026

ТV Plus – (neni 64, neni 90, neni 92 paragrafët 1 dhe 3 të LSHMAAV) – 25.09.2026

ТV Spektra – (neni 64, neni 90, neni 92 paragrafët 1 dhe 3 të LSHMAAV) – 25.09.2026



Accessibility

Accessibility