Shkup, 20.10.2026 – Gjatë mbikëqyrjes së prezantimit mediatik zgjedhor në programin e Ndërmarrjes Radiodifuzive Publike RADIOTELEVIZIONI I MAQEDONISË Shkup, Televizioni i Maqedonisë – Shërbimi i Parë Programor (RTVM1), më 17 dhe 18 tetor 2026, u konstatuan shkelje të nenit 76-b, paragrafi 3, në lidhje me nenin 69-a, paragrafi 2, të Kodit Zgjedhor.
Në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, Ndërmarrja Radiodifuzive Publike RADIOTELEVIZIONI I MAQEDONISË Shkup – Televizioni i Maqedonisë – Shërbimi i Parë Programor (RTVM1), më 17 dhe 18 tetor, transmetoi dy emisione të reprizuara dhe një emision premierë, në të cilat u realizuan intervista me bartës të funksioneve në organet e pushtetit (Mirosllav Llabudoviq, zëvendësministër i Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Goran Gerasimovski, kryetar i Komunës Qendër, dhe Dimitar Kovaçevski, deputet në Kuvendin e RMV-së nga radhët e partisë LSDM).
Raporti nga mbikëqyrja e prezantimit mediatik zgjedhor është i qasshëm në këtë link.