Shkup, 22 tetor 2026 – Më 26 tetor 2026 (e hënë), me fillim në orën 10:00, do të mbahet konferencë për shtyp, me të cilën do të hapen Ditët e Arsimimit Mediatik 2026, të organizuara nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe Rrjeti për Arsimim Mediatik.
Në këtë ngjarje do të mbajnë fjalim z. Muhamer Beqiri, zëvendës i drejtorit i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, dhe z. Luçano Skambjato Liçardi, udhëheqës i ekipit për komunikim dhe shtyp pranë Delegacionit të Bashkimit Evropian.
Konferenca për shtyp do të mbahet në ambientet e Agjencisë, në katin e dytë.