Raport për reklamimin e paguar politik (RPP) të transmetuar gjatë fushatës zgjedhore në raundin e parë të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kryetar të Komunës së Bërvenicës

Shkup, 4 nëntor 2026 – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, në përputhje me detyrimin e përcaktuar në nenin 76-d, paragrafi 8 të Kodit Zgjedhor, ia dorëzoi Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Raportin për reklamimin e paguar politik (RPP) të transmetuar në programet e radiodifuzerëve gjatë fushatës zgjedhore për Zgjedhjet e Parakohshme për Kryetar të Komunës së Bërvenicës, në periudhën nga 28 shtatori deri më 16 tetor 2026.

Të dhënat në Raport janë siguruar përmes monitorimit të reklamimit të paguar politik të transmetuar nga radiodifuzerët dhe janë verifikuar më tej gjatë procedurës së konfirmimit të raporteve për shërbimet e realizuara nga radiodifuzerët.

Raporti për reklamimin e paguar politik të radiodifuzerëve për Zgjedhjet e Parakohshme për Kryetar të Komunës së Bërvenicës është në dispozicion në këtë link.



Accessibility

Accessibility