Shkup, 20.10.2026 – Këshilli i Agjencisë së Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele në seancën e sotme të 34-ët miratoi Vendim për shpalljen e konkursit publik për dhënien e lejes për transmetim në radio në nivel lokal, në zonën e komunës së Dibrës. Bëhet fjalë për radio folëse – muzikore me format të përgjithshëm, në gjuhën shqipe dhe maqedone, e cila do të transmetohet nëpërmjet radiofrekuencës 88,1 MHz. Leja do të jipet për periudhë kohore prej 9 (nëntë) vitesh dhe nuk mund t’i bartet një personi tjetër.
Gjithashtu u miratuan dhe Vendime për vazhdimin e lejeve për transmetim në radio për Radio 99 ShPKNjP Shkup, Buba Mara Ranko ShPKNJP Shkup dhe Ekspres-radio ShPKNjP Strumicë dhe Llajf Radio ShPKNjP Shkup, për periudhë kohore prej 9 (nëntë) vitesh, për periudhë nga 05.01.2027 deri më 04.01.2036.
Në pjesën e mbikëqyrjes programore dhe administrative, për TV News ShPKNjP Kumanovë u shqiptuan tre masa paralajmërim publik. Pas mbikëqyrjes së kryer programore, u konstatua se më 4 shtator 2026, shërbimi programor televiziv nuk ka përmbushur detyrimin për të transmetuar së paku 30% program të krijuar burimor si vepra audiovizuele maqedone, e cila paraqet shkelje të nenit 92, paragrafi (1) të Ligjit të Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele. Nga mbikëqyrja administrative, po të njëjtën ditë, u konstatua se nuk është ofruar informacion që duhet t’i vihej në dispozicion përdoruesve, që paraqet shkelje të nenit 51, paragrafi (1) të Ligjit të Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele. Plotësuese, në pjesën e programeve të transmetuara, nuk janë publikuar të dhëna për impresium, të detyrueshme për çdo përmbajtje programore, e cila paraqet shkelje të nenit 14 të Ligjit për Media. Transmetuesi urdhërohet në afat prej 20 ditësh nga pranimi i aktvendimeve përkatëse të harmonizojë punën e tij me dispozitat ligjore. Pas skadimit të afateve, Agjencia do të kryejë mbikëqyrje kontrolli për të përcaktuar nëse është vepruar sipas masave të shiptuara.
Këshilli gjithashtu miratoi Vendim, me të cilin miratoi ndryshimin e strukturës pronësore të Radio 106 Manastir ShPKNjP, pasi ndryshimet e propozuara nuk krijojnë koncentrim të paautorizuar mediatik dhe nuk shkelin ndalesat e përcaktuara në nenet 34, 35, paragrafi (2) dhe 38 të Ligjit të Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele. Shoqëria është e detyruar të zbatojë ndryshimin në Regjistrin Qendror në afat prej 90 ditësh dhe më pas t’i paraqesë statusin aktual Agjencisë. Në séancë u miratua edhe pagesa e ndihmës financiare për shkak të vdekjes së prindit për të punësuar në Agjenci. Mjetet janë siguruar nga Plani Financiar i Agjencisë për vitin 2026. Në pjesën e furnizimeve publike, është dhënë miratim për zbatimin e procedurave për furnizim të energjisë elektrike dhe materiale zyre, në pajtim me Planin vjetor për furnizime