Shkup, 5.10.2026 – Këshilli i Agjencisë së Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele, në seancën e sotme të 33-të miratoi Vendim për zgjedhjen e Muhamer Beqirit për zëvendës i drejtorit të Agjencisë, me mandat prej 5 (pesë) vitesh.
Gjithashtu, u miratuan Vendime për vazhdimin e lejeve për transmetim televiziv të Kanal 5 ShPKNjP Shkup dhe TV Koha Mevaip ShPKNjP Tetovë, për periudhë kohore prej 9 (nëntë) vitesh, për periudhën nga 05.01.2027 deri më 04.01.2036.
Për pjesën e furnizimeve publike, është dhënë miratim për furnizimin e dy karrigeve ergonomike dhe një tavolinë pune për zyrë për nevojat e Agjencisë, me mjetet e siguruara nga Plani Financiar i Agjencisë për vitin.