Debat i hapur publik për tekstet e Draft-programit të punës së Agjencisë dhe Draft-planet vjetore për kryerje të mbikëqyrjes administrative dhe mbikëqyrjes programore për 2027

Shkup, 18 nëntor 2026 – Në seancën e 39-të, të mbajtur më 18 nëntor 2026, Këshilli i Agjencisë miratoi Draft-programin e punës së Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele për vitin 2027 (me Draft-programin e aktiviteteve të planifikuara dhe Draft-planin financiar të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele), Draft-planin vjetor për kryerjen e mbikëqyrjes administrative në vitin 2027 dhe Draft-planin vjetor për kryerjen e mbikëqyrjes programore në vitin 2027.

Për tekstet e këtyre Draft-dokumenteve është hapur debat publik, me ç’rast Agjencia fton të gjitha palët e interesuara që të marrin pjesë në debat me mendimet dhe propozimet e tyre në formë të shkruar, të cilat mund t’i dorëzojnë në mënyrë elektronike në adresën contact@avmu.mk ose me postë në adresën: rr. „Makedonija“ nr. 38, 1000 Shkup.

Debati publik do të zgjasë deri më 18 dhjetor 2026.



Accessibility

Accessibility