Raport për reklamimin e paguar politik (RPP) të transmetuar gjatë fushatës zgjedhore në raundin e dytë të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kryetar të Komunës së Bërvenicës

Shkup, 19 nëntor 2026 – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, në përputhje me obligimin e përcaktuar në nenin 76-d, paragrafi 8 të Kodit Zgjedhor, ia dorëzoi Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Raportin për reklamimin e paguar politik (RPP) të transmetuar në programet e radiodifuzerëve gjatë fushatës zgjedhore në raundin e dytë të votimit për Zgjedhjet e Parakohshme për Kryetar të Komunës së Bërvenicës.

Të dhënat në Raport janë siguruar përmes monitorimit të reklamimit të paguar politik të transmetuar nga radiodifuzerët dhe janë verifikuar më tej gjatë procedurës së konfirmimit të raporteve për shërbimet e realizuara nga radiodifuzerët.

Raporti për reklamimin e paguar politik të radiodifuzerëve për raundin e dytë të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kryetar të Komunës së Bërvencës është i disponueshëm në këtë link.



Accessibility

Accessibility